Real Madrid - PSG, statistikat e ndeshjes (FOTO LAJM)

Pëlqej
Real Madrid fitoi sonte ndaj PSG me shifrat 3-1 në "Santiago Bernabeu", ndeshje e vlefshme për 1/16 të UEFA Champions League.

Të dyja skuadrat ishin në një nivel të lartë të lojës, edhe në mbajtjen e topi duke e poseduar në mënyrë të barabartë 50-50.

Madrilenët kishin më shumë gjuajtje në kuadratin e portës, gjithsej 17, katër më shumë se francezët duke e goditur 13 herë portë kundërshtare.

Skuadra e Zidane sonte ka bërë 469 pasime në total, 6 më shumë se PSG duke patur 463.

Por Reali nga 469, grumbulloi 418 pasime, ndërsa Parisienët 403. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori