Real në dilemë për Zidane, shkarkimi kushton 80 milion euro
Reali i Madridit bëri të pamundurën për të joshur Zinedine Zidane që ta rikthente në pankinën e skuadrës spanjolle, madje e bindi duke i premtuar një merkato ekzaltuese dhe kushte të përmirësuara financiare.

Por njeriu që vallëzonte me topin nën siglën e Blankos dhe që i bëri tifozët ta dashuronin me golat fantastikë në skuadrën Merenges, tani mund të shkarkohet për rezultate negative, dhe sforcimi ekonomik do të jetë i madh.

Plot 80 milionë euro do ti kushtojë RealitMadridit nëse vendos të ndërpresë kontratën me Zinedin Zidan, para afatit të parashikuar. Francezi u rikthye në stadiumin Santiago Bernabeu në muajin Mars, por po vuan për të motivuar ekipin dhe rezultatet nuk po vijnë si duhet.

Disfata e fundit ndaj Paris Sën Zhermen në Champions, ishte diçka për të cilën aksionerët po mendojnë ta shkarkojnë.

Zinxhiri drejtues i RealitMadridit nuk ka patur kurrë frikë për të larguar cilindo trajner, por implikimet financiare, mund ti bëjnë ta mendojnë shkarkimin dy herë. Zinedin Zidan firmosi një akord për 3 vjet e gjysmë në muajin Mars, ç’ka i garanton thuajse 15 milionë Euro në sezon.

Shkelja e kushteve si dhe dëmshpërblimi, do ta bënin francezin një faturë të rëndë edhe për ekipin më të pasur të globit. Prova e radhës do të jetë Andaluzia, aty ku të dielën në mbrëmje galaktikët impenjohen në një transfertë të vështirë me Sevijën.
Shtuar më 20/09/2019, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori