Reali K.O, Atletico fiton Copa del Rey (VIDEO-FOTO)
Atletico Madrid fiton Copa del Rey 2013. Finalja e luajtur në "Santiago Bernabeu" shpalli fitues "Los Colchoneros", të cilët triumfuan 1-2 ndaj Real Madrid në një ndeshje 120-minutëshe.

Edhe pse skuadra e Jose Mourinhos kaloi e para në avantazh që në minutën e 14 me Cristiano Ronaldon nuk arriti të ruante avantazhin duke u ndëshkuar në fundin e pjesës së parë nga Diego Costa, i cili mori një super asist nga Radamel Falcao.

Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve 90 minutat përfunduan në barazim 1-1.

minutat shtesë skuadra e Diego Simeones gjeti golin e fitores me anë të mbrojtësit Miranda në minutën e 99 duke vulosur një sezon të dështuar për "Los Blancos".

Kujtojmë që Cristiano Ronaldo në minutën e 114 la lojën pas kartonit të kuq të marrë, po ashtu edhe Jose Mourinho për shkak të prostestave ndaj arbitrit të ndeshjes, i cili e le Real Madridin pa asnjë trofe të fituar këtë sezon.

Kjo është Copa del Rey e dhjeta në historinë e Atletico Madrid. /albeu.com/
Copa del Rey 2013

Shtuar më 18/05/2013, ora 01:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori