Real Madridi ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen kundër
Villarreal.
Ekipi kampion duhet të reagojë pas humbje 4-1 ndaj Valencias dhe pikërisht ndaj një kundërshtari shumë të fortë.
Villarreal është vendi i dytë në La Liga dhe ka bërë mjaft mirë këtë sezon.
Zidane rigjen Eden Hazard pas lajmit të mirë që doli negativ pas testit të COVID-19.
Martin Odegaard nga krahu tjetër rikthehet sërish në
dispozicion.
Casemiro dhe Militao nuk ja dalin dot prej COVID-19.
Mungesë e madhe dhe kapiteni Sergio Ramos.
“Los Blancos” duhet të luajnë pa kapitenin e tyre, por të paktën kanë Nachon në
dispozicion.
Shtuar më 20/11/2020,
ora 22:01