Reali rikthehet tek fitorja, mposht minimalisht Plzen (VIDEO)
Pëlqej
Real Madrid ka fituar sonte me rezultat 2-1 kundër Viktoria Plzen por nuk ka bindur me lojë. Edhe pse e dominuan këtë ndeshje, Los Blancos fituan vetëm me një rezultat që nuk të bind.

Pjesa e parë u dominua nga kampionët në fuqi të Europës, por prapë sulmi i Los Blancos nuk ishte në nivelin e duhur që ta përfundojë këtë ndeshje që në pjesën e parë.

Golin e parë dhe të vetëm në pjesën e parë e shënoi Karim Benzema në minutën e 11' pas një goditje me kokë.

Ky gol për Benzeman vjen pas afër 1000 minutave lojë pa gol në të gjitha garat për francezin, pavarësisht se ai ka luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet e Real Madridit këtë sezon.

Real Madridi e filloi shumë mirë edhe pjesën e dytë duke arritur që të shënoi gol në minutën e 55’të.

Marcelo gjendet ballë për ballë portierit kundërshtarë duke shënuar me lehtësi golin e dytë dhe të sigurisë për Los Blancosit.

Pas golit të dytë, mysafirët filluan të ngjallen dhe arritën që të shënojnë edhe golin e tyre në minutën e 78' me Hrosovky që arriti të dridh paksa Real Madridin.

Megjithatë, Los Blancos arritën që ta kontrollojnë ndeshjen për të marrë tri pikët e radhës.

Pas kësaj fitoreje Real Madridi renditet në vendin e dytë pasi
Shtuar më 23/10/2018, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori