Reali shënon 9, Cristiano 5 (VIDEO)
Real Madrid ka shpartalluar Granadan në ndeshjen e javës së 29 të La Ligas. Ekipi i Carlo Ancelottit fitoi me rezultatin e thellë 9-1 ku 5 prej golave i shënoi Cristiano Ronaldo.

Me këtë fitore "Los Blancos" ngjiten në kuotën e 67 pikëve, 1 më pak se Barcelona që luan në ora 21:00 kundër Celta Vigos.

Me këtë pesë-golësh Ronaldio ngjitet në krye të talebës së golashënuesve me 36 gola, 4 më shumë se Lionel Messi. /albeu.com/

Autorët e golave: Cristiano Ronaldo (30, 36, 38, 54, 90), Benzema (52, 56), Bale (25), Mainz (autogol 83) / Ibanez 74
Shtuar më 05/04/2015, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori