Real Madridi është në rrugë për në
finale të Kupës së Mbretit pas triumfit bindës prej 3-0 kundër Atletico Madridit në ndeshjen e parë gjysmë
finale, e cila u zhvillua në Santiago Bernabeu.
Mbretërit ishin më të mirë në gjysmën e parë dhe me meritë e mbyllën me epërsi.
Di
Maria dërgoi një top drejt Pepes, i cili
gjuajti dhe topi u devijua nga Insua për të përfunduar në
rrjet (17’).
Argjentinasi Di
Maria dhe Jese Rodriguez vazhduan të luajnë mirë edhe në fraksionin e dytë, ndërsa spanjolli 20-vjeçar e dyfishoi avantazhin (57’).
Pas dy asistimeve, Angel Di
Maria gjuajti nga distanca dhe me ndihmën e Mirandas topi përfundoi në
rrjet (73’).
Cristiano Ronaldo luajti nga minuta e parë në derbin madrilen, mirëpo nuk arriti ta festojë ditëlindjen e 29-të me gol.
Rezultati 3-0 e bën favorit të madh
Real Madridin për të kaluar në
finale të Copa del Rey. Megjithatë, duhet ta presim edhe ndeshjen kthyese në Vicente Calderon. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2014,
ora 23:18