Real Madridi ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-1 skuadrën mysafire të Real Sociedad-it në takimin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu.
Goli i parë erdhi që në minutën e 6-të nga Gonzalo Higuain ndërsa në minutën e 32-të Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 100-të në La Liga pas 92 ndeshjesh duke thyer kështu rekordin e Ferenc Puskas.
Në minutën e 40-të, Karim Benzema trefishoi epërsinë për realin ndërsa vetëm pas një minutë, mysafirët ulin diferencën përmes Xabi Prieto, 3-1.
Në fillimin e pjesës së dytë (49’), Benzema shënoi sërish ndërsa disa minuta më vonë (56') Cristiano Ronaldo shënoi golin e fundit të kësaj ndeshje, 5-1.
Pas këtyre tre pikëve të marra, Real Madridi ruan diferencën prej gjashtë pikësh me Barcelonën. /albeu.com/
Shikoni golat:
1-0
2-0
3-0
3-1
4-1
5-1
Shtuar më 24/03/2012,
ora 20:48