Tifozët kuqezi synojnë rekordin Guinness në ndeshjen me Francën
Tifozët e ekipit kombëtar të futbollit kanë rezervuar një surprizë për kuqezinjtë.

Para ndeshjes në Marsejë përballë Francës, kuqezinjtë do të shpalosin një flamur gjigant me shqiponjën dykrenore.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, grupimi i madh i tifozëve kuqezinj kërkon bashkëpunim nga shqiptarët që ndodhen në Marsejë, për të shpalosur flamurin kombëtar.

“Sot (e mërkurë), me fillim nga ora 14.30, ftojmë të gjithë shqiptarët që ndodhen në Marsejë të na bashkohen tek adresa: Plages du Prado 13008 Marseille për të shpalosur flamurin kombëtar.

Flamuri është rreth 11.000 m2, kështu që ju ftojmë që të jeni në numër sa më të madh”, përfundon njoftimi i tifozëve. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2016, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori