Renditja e FIFA-s, Kosova ngjitet një pozicion, Shqipëria nuk lëviz
Pas ndeshjeve eliminatore të Euro 2020-ës dhe miqësoreve të fillim-shtatorit, FIFA ka publikuar paraditen e sotme renditjen e re të skuadrave Përfaqësuese.

Mbetet në të njëjtat pozita Shqipëria, në vendin e 64-t, pasi regjistroi një humbje në Francë dhe një fitore në Elbasan, ndaj Islandës, duke shtuar 10 pikë në totalin e përgjithshëm.

Rritet me një vend edhe Kosova, që nga pozicioni i 120 shkon të të 119-in, ndërsa shton edhe 15 pikë, duke shkuar në një total prej 1164 pikësh.

Renditja vazhdon të kryesohet nga Belgjika, që këtë herë nuk gaboi në asnjë prej dy ndeshjeve eliminatore, duke shkuar në 1752 pikëve, e ndjekur nga Franca me 1725.
Shtuar më 19/09/2019, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori