FIFA ka përditësuar renditjen e Kombëtrave të futbollit, tashmë sipas rregullave të reja ku rëndësinë më të madhe e kanë
pikët e grumbulluara.
Ajo që bie në sy në këtë listë është se Shqipëria dhe
Kosova kanë rikuperuar vende në krahasim me vlersimet e para.
Përfaqësuesja e Kosovës pas rezultateve të mira në miqësore dhe në Ligën e Kombeve ka arritur të ngjitet për tri vende, ku tani
renditet në pozitën e 138 me 1080 pikë.
Përmirësime ka edhe Kombëtarja e Shqipërisë, pasi është ngjitur për një pozitë dhe tani
renditet në vendin e 57 me 1383 pikë.
Ndërsa si udhëheqës të kësaj liste janë përsëri Franca dhe Belgjikame tre pikë diferencë. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018,
ora 13:16