Rënditja e FIFA-s, Shqipëria fiton 25 pozicione (FOTO LAJM)

1. GJERMANIA
Pëlqej
Pas fitores historike me Portugalinë në Aveiro Shqipëria pritej të rënditej e 50-ta në rënditjen mujore të FIFA-s, por në fakt ka ndodhur e kundërta. Në bazë të rankimit më të fundit të qeverisë botërore të futbollit, i publikuar vetëm disa minuta më parë, Kombëtarja kuqezi rënditet në vendin e 45 duke lënë pas kombëtare si Bullgaria, Peruja, por edhe rivalin tonë në grup Armeninë.

Një muaj më parë Kombëtarja e drejtuar nga Gianni de Biasi rënditej në vendin e 70 por mjaftoi fitorja ndaj luzitanëve që të ngriheshim me plot 25 vende në rënditjen e FIFA-s.

Rënditja vijon të kryesohet nga Gjermania, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia, ndërsa Spanja që për një kohë të gjatë ishte e para tani rënditet në vendin e 8. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2014, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori