Rennes bën mrekullinë, i merr nga duart Kupën e Francës PSG (VIDEO)
Kupa e Francës ikën nga Parisi.

Pasi është fituar për pesë vite radhazi nga PSG, trofeu është fituar nga Rennes. Kuqezinjtë kanë përmbysur parashikimet dhe lojtarët e Tuchel në finalen e luajtur në "Saint Deni".

Dhe të mendosh se kampionët në fuqi të Francës kanë qenë në avantazh 2-0 pas 21 minutave falë dy golave të mrekullueshëm të realizuar nga Dani Alves dhe Neymar, i kthyer titullar pas më rreth tre muajsh.

Gjithsesi, Rennes nuk është dorëzuar dhe, pasi ka ngushtuar shifrat në 2-1 pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë falë një autogoli të Kimpembe, ka shënuar edhe golin e barazimit 2-2 në minutën e 66-të.

Një rezultat që ka mbetur i pandryshuar brenda kohës së rregullt, duke e çuar finalen e kupës në kohën shtesë, e cila është mbyllur po 2-2 dhe në mënyrën më të keqe për parisienët që kanë humbur Mbappe, i ndëshkuar me një karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të rrezikshme.

Lotaria e pikës së bardhë i ka buzëqeshur Rennes, që e ka fituar 6-5 pas gabimit të Nkunku. /albeu.com/

Shtuar më 27/04/2019, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori