EXIT POLL/ Ja kush fiton në Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Pejë dhe Mitrovicë
Revolucion i madh në futboll, nuk do të ketë më dy pjesë me 45 minuta
Pëlqej
Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit duket se do të sjellë një ndryshim të madh në lojën e futbollit. Së fundmi sipas sajtit gjerman "Kicker" po mendohet që të ndryshohet koha në futboll. Ata mendojnë se nuk ka nevojë të jenë pjesët dy herë nga 45 minuta, por dy herë nga 30 minuta.

Parashikohet që 60 minuta të jenë efektive, duke e ndalur kohën sa herë topi del jashtë vijave. dhe ashtu, gjatë një ndeshje për shkak të ndërprerjeve humbasin më shumë se 30 minuta kohë.

Mesatarja e minutave efektive në Bundesliga sezonin e kaluar ishte 56.05 minuta për ndeshje, duke llogaritur topin gjatë gjithë ndeshje që ka qenë në lojë.

Strategjia është për ta bërë futbollin sa më atraktivë, dhe nëse realizohet do të jetë një revolucion i madh në botën e futbollit. Ideja do të shqyrtohet në muajt në vijim dhe mund të miratohet në mars të vitit 2018. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2017, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori