Sonte janë luajtur një sërë ndeshjes miqësore mes ekipesh të Europës përpara se të nisë "Euro 2016".
Gjermania një nga pretendentet kryesore për titullin kampion ka mundur 2:0 Hungarinë.
Kroacia ishte ekipi i cili ka surprizuar jo pak me rezultatin në ndeshjen e saj.
Pritej një rezultat i thellë i Kroacisë ndaj San Marinos, por se kroatët fituan plot 10:0 ndaj shtetit të vogël
europian.
Hollanda fitoi 2:0 kundër Austrisë.
Sllovakia barazoi 0:0 me Irlandën e Veriut, e cila është "surprizë" në
Europian pasi ka hyrë për herë të parë sikundër ne.
Ndërsa Franca që është shteti organizator dhe që e kemi në grup ka fituar 3:0 me Skocinë. /Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016,
ora 23:24