Rezultatet: Kategoria e Parë, Grupi A dhe B
Janë mbyllur sfidat e javës së dytë në Grupet A dhe B të Kategorisë së Parë, ndërsa bie në sy fitorja e thellë e skuadrës së Besëlidhjes me Partizanin B në kryeqytet, me lezhjanët që tregojnë “dhëmbët” ndaj të kuqve.

Për t’u theksuar se Partizani B e ka pasur të pamundur merkaton edhe për faktin se ashtu si skuadra e parë edhe ekipi i dytë e ka merkaton e bllokuar dhe shumë lojtarë janë bërë pjesë e skuadrës së Ilir Dajës në elitë.

Ndërkohë që Korabi ka fituar në transfertë me Veleçikun, ndërsa Oriku i Eqerem Memushit ka mundur 1-0 Erzenin në fushën e vet, me shijakasit që kanë shpërdoruar penallti me Çemën, por edhe kanë luajtur për rreth 70 minuta me një lojtar më pak pas daljes me të kuqe të Ngjelës.

Në Grupin B, ekipi i Tomorit me “poker”, 4-0 ka mundur Elbasanin dhe bertasit tregojnë se e nisin si pretendentë sezonin në të Parën. Po, ashtu edhe Besa-Pogradeci një sfidë intersante është vendosur nga braziliani i kavajasve, Nunjez Kaina, që ka realizuar dy gola.

Ndërkohë që nesër luhet Vora-Burrelli e Grupit A, si dhe sfida e Grupit B, ku Egnatia nesër luan me Lushnjën…Ja rezultatet e sfidave te sotme në dy Grupet A dhe B të Kategorisë së Parë…



Kategoria e Parë

Grupi A

Partizani B – Besëlidhja 2-6

Golat: Delia 48′, O.Berdufi 71′ /Hajdari 19′, Bushi 21′, Gega 29′, Hepaj 31′, A.dibra 52′, Xhorxhevic 86′

Oriku – Erzeni 1-0

Golat: Caushaj 26′

Veleçiku – Korabi 0-1

Golat: /Lala 48′

Nesër

Vora – Burreli



Grupi B

Tomori – Elbasani 4-0

Golat: Pepa 35′, Hida 47′ Mezini 50′ 92′

Luftëtari – Flamurtari * (Nuk luhet)

Besa – Pogradeci 2-1

Golat: Kaina 55′ (11-m), 74’/ Hysenllari 72′ (11-m)

Nesër

Egnatia – Lushnja
Shtuar më 07/11/2020, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori