REZULTATET/ Shënohen 16 gola në 6 ndeshjet e Champions League (VIDEO)







Barcelona nxjerr në pah dobësitë e Juventusit, pasi ia doli të triumfojë 0-2 në “Allianz Stadium”, në një ndeshje të cilën e dominuan totalisht dhe arritën të marrin tre pikët ndoshta më lehtë sesa pritej.

Në të njëjtin grup, Ferencvaros ia doli të marrë pikën e parë, pasi rikuperoi disavantazhin prej dy golash ndaj Dinamos së Kievit, duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim 2-2.

Manchester United regjistroi një tjetër sukses sonte në “Old Trafford” pasi mposhti me rezultatin e pastër 5-0 gjermanët e Leipzig, që një vit më parë shkuan deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

“Djajtë e kuq” zhbllokuan sfidën me anë të sulmuesit të talentuar Greenwood në pjesën e parë, më pas goleada u kompletua me tripletën e Marcus Rashford që erdhi nga pankina dhe golin e Martial nga pika e penalltisë.

Në sfidat e tjera, Borussia e Dortmundit mposhti Zenitin me rezultatin 2-0 falë golave të Sancho dhe Haaland, Lazio nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në transfertën belge ndaj Club Brugge, ndërsa Sevilla fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Renes.



Shtuar më 28/10/2020, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori