Rifillojnë kërkimet për gjetjen e të humburit Sala
Policia e Guernsey ka konfirmuar sot se kërkimet për sulmuesin 28-vjeçar, Emiliano Sala fillojnë përsëri sot duke hyrë në ditën e tretë.

Avioni që mbante sulmuesin nga Nantes në Cardiff u zhduk të hënën, duke humbur kontaktin me kontrollin e trafikut ajror pranë vendit Casquets – rreth tetë milje në veri-perëndim të Guernsey.

Kërkimi i aeroplanit ka filluar që atëherë, por deri më tani nuk ka dale asgjë dhe gjetja është penguar edhe nga kushtet e vështira.

"Po fillojmë një kërkim bregdetar ajror për gjetjen e aeroplanit rreth Channel Islands të Burhouut, Casquets, Alderney, bregun verior të gadishullit të Cherbourg, në bregun verior të Jersey dhe pastaj mbrapa Sarkut".

"Informata të mëtejshme do të lëshohen kur të janë në dispozicion”, thuhet në njoftimin e policisë së Guernsey. /albeu.com/

Shtuar më 24/01/2019, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori