Rikthehet Neymar me super dopietë, Suarez luan 20 minuta (VIDEO)
Pëlqej
Barcelona ka fituar miqsoren e luajtur me CLub Leon me rezultatin tenistik 6-0. Gjithsesi kjo është pjesa më pak e rëndësishme pasi, ajo më e rëndësishmja është rikthimi i Neymar në fushën e gjelbërt.

Braziliani mungonte që nga ndeshja me Columbinë në botëror, ku pësoi një dëmtim shumë të rëndë.

Vetëm 3 minuta i mjaftuan atij për të dhënë asist, teksa golin e shënoi Messi.

Në pjesën e parë Neymar do të gjente rrugën e rrjetsë dy herë (12', 44').

Golat e tjerë u shënuan nga El Haddidi (56', 78') dhe Ramirez.

Luis Suarez u aktivizua në minutën e 70, pasi dënimi i tij nuk është në fuqi përsa u përket miqësoreve. /albeu.com/

Shtuar më 18/08/2014, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori