Rikthim kampionësh, Skënderbeu "pushton" Shkodrën
Pëlqej
Skënderbeu triumfon në Shkodër dhe merr kreun e klasifikimit në Kategorinë Superiore. Skuadra kampione në fuqi ka fituar 1-3 në "Loro Boriçi" në ndeshjen mbyllëse të javës së gjashtë falë një dopiete të Pero Pejiç në minutat 29 dhe 38, rezultat ky që mbylli edhe 45 minutat e para të sfidës.

Me fillimin e pjesës së dytë shkodranët ngushtuan diferencën me gol të Hajdarit në minutën e 53, por kur u dha përshtypja se Vllaznia do të reagonte për të kërkuar të paktën golin e barazimit, shtatë minuta më pas Gjergj Muzaka gjen golin e tretë, i cili vulosi edhe rezultatin final.

Me këtë fitore skuadra korçare ngjitet në krye të tabelës me 12 pikë në 6 javë, po aq sa edhe Teuta, 1 më shumë se Partizani dhe 2 më shumë se Vllaznia që pas kësaj humbjeje renditet në vendin e tretë. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori