"Rinovojmë me De Biasin, Cana kapiteni natyral i Kombëtares"
Pëlqej
G. de Biasi - A. Duka
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka pohon se kampionati ka nisur shumë i egër këtë sezon dhe se punën ia vështirësojnë shpesh edhe drejtuesit e klubeve. Në një intervistë për televizionin "A1 Report" ai replikon me presidentin e Flamurtarit Shpëtim Gjikën pas akuzave të kryebashkiakut vlonjat, por nuk harron që të flasë për Kombëtaren.

"Duam fitore me Zvicrën, por De Biasi të krijojë më shumë stabilitet. Nuk ka çështje "Cana". Në "Qemal Stafa" nuk do luhet më asnjë ndeshje ndërkombëtare pas sfidës me zviceranët", ka thënë Duka.

"Mund të themi se De Biasi do të rinovojë kontratën? "Ne jemi FSHF, sepse shpeshherë gjërat janë të mundura dhe të pamundura. Ne i kemi propozuar De Biazit një ofertë ekonomike më të mirë se sa ajo që kishte dhe presim që ai të thotë PO ose JO. Nuk është puna se ne do të bëjmë negociata ekonomike, pasi këto janë mundësitë tona. E thashë, ne kemi ofruar duke ditur dashurinë që kanë shqiptarët për Kombëtaren dhe rëndësinë që ka ekipi kombëtar, shifra financiare të mëdha dhe të dhimbshme për FSHF, që nuk mund t’i tejkalojmë", është përgjigjur numri një i FSHF-së.

"Futbolli është profesional dhe ai është kaq profesionist sa do të vazhdojë të punojë si i tillë, pavarësisht nëse do të japë një përgjigje sot, nesër apo pasnesër. Ne nuk e kemi vënë në presion. Realisht ofertën për të rinovuar për edicionin e ardhshëm De Biasit ia kemi dhënë që para dy ndeshjeve dhe të njëjtin mendim konstant kemi pasur edhe pas dy ndeshjeve. Nuk është se kemi gjykuar emocionalisht, sepse realisht ne jemi të bindur që puna e tij ka qenë e mirë, pavarësisht se ne edhe mund të shkojmë në vend të parafundit, sikundër thatë edhe ju, sepse në futboll çdo gjë mund të ndodhë, mund të shkojmë në vend të dytë, mund të shkojmë edhe në të fundit, por duke pasur parasysh mundësitë tona financiare dhe vlerësuar punën e tij, ne kemi bërë atë ofertë që nuk e ndryshojmë dot edhe sikur të kemi dëshirë. Nëse pastaj do të na sponsorizojë ndonjë, OK. De Biasi normalisht është në dijeni të shifrave dhe ka marrë kohë", vijoi Duka.

Si i është dukur kur ia keni paraqitur këtë ofertë? E ka pritur pozitivisht?

Por sipas presidentit të FSHF-së tekniku italian duhet ti mirëkuptojë mudësitë ekonomike të institucionit që ai drejton: "Vlerësimi i punës së tjetrit nuk është se gjithmonë ai do të marrë më shumë para. Por, duke e shpërblyer më shumë, tjetri mendon se i vlerësohet më shumë puna. Ka njëlloj lidhje mes parave dhe vlerësimit të punës së tij. Ne vlerësimin mund ta kemi më të madh, por mundësitë financiare nuk i kemi më shumë se aq. Kështu që kemi bërë një lloj rritje. Kemi shtuar 10 për qind të buxheteve të shkuara, që për FSHF-në është e dhimbshme. Ne nuk mund të kalojmë më tej. Jemi në pritje. Ai duhet ta mirëkuptojë këtë se nuk është vlerësimi i punës së tij, por kjo është mundësia jonë financiare".

Përsa i përket çështjes "Cana", Duka u shpreh: "Unë jam surprizuar kur e kam lexuar në gazeta. Gazetarët mundohen ndoshta të prodhojnë skupe. Nuk është diskutuar asnjëherë brenda skuadrës, as e ka menduar njeri ndonjëherë dhe nuk është ndonjë gjë shumë me rëndësi se ky apo ai duhet të jetë. Futbollistët nuk e kanë këtë problem të brendshëm dhe asnjë nuk e ka menduar këtë. Nuk ekziston dhe nuk i shërben kurrkujt. Unë nuk e di pse duhet vënë dikush në qendër. Është si puna e asaj që duan të bëhen nacionalistë me Kaçen dhe le të dëmtohet Kaçe se një gazetar, për t’u bërë vetë i rëndësishëm, s’e ka problem se dëmtohet Loriku apo Kombëtarja, mjafton që ai të bëhet i rëndësishëm. Loriku është kapiten natyral i Kombëtares shqiptare, jo se ka shiritin, porse ai e meriton të jetë kapiten jo vetëm për kontributet". /albeu.com/






Shtuar më 01/10/2013, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori