Rivaldo kritikon ashpër Barcelonën
rivaldo77
Legjenda braziliane, Rivaldo është kthyer të flaës sërish për Barcelonën në një moment aspak pozitiv të katalanasve. Brazilianin e shqetëson fakti se Barça nuk ka fituar në tre ndeshjet e fundit. Ai mendon se për katalanasit është shumë e dëmshme që varen nga Lionel Messi.

“E gjithë Bota i njeh cilësitë e Lionel Messit. Barcelona është një skuadër e mbushur me yje por varen nga golat dhe asistet e Lionel Messi. Personalisht mendoj se kjo është një gjë shumë e dëmshme për skuadrën. Në ndeshjen e ligës së kampionëve, mes Tottenham dhe Barcelonës, nuk i shoh spanjollët favoritë pasi po kalojnë një moment shumë të vështirë”, tha Rivaldo. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori