Rivali i përjetshëm i Dinamos së Kievit këshillon Skënderbeun: Sulmoni se kanë probleme në mbrojtje
Pëlqej
Gjatë verës, ata ndryshuan trajner dhe stil loje. Me Rebrov, ata kishin mbajtje topi më të mirë dhe objektivi kryesor ishte të kontrollonin mbajtjen e topit. Tani, trajneri i ri Khatskeviç dëshiron të ketë një lojë më të shpejtë, një lojë më klasike dhe të thjeshtë.

Ai e pëlqen Mbokanin si qendërsulmues, pasi është një futbollist i përshtatshëm për lojën me topa të gjatë. Ata humbën Jarmolenkon gjatë verës, por në vend të tij tani do të luajë Tsygankov, raporton Panorama. Ai është një lojtar krahu shumë i talentuar, por ka pasur shumë dëmtime të njëpasnjëshme.

Një problem më vete duket për momentin fakti se kanë tre portierë dhe asnjë prej tyre nuk mund të cilësohet titullar më i fortë se të tjerët. Dinamo në këtë sezon është shumë më mirë në fushën e saj, sesa në transfertë ku vuan sistematikisht.

Skënderbeu duhet të përgatitet për lojë me presing të lartë dhe lojë të mirë pa top nga Dinamo, sidomos në fillimin e ndeshjes, sepse ata gjithnjë tentojnë të zhbllokojnë rezultatin që në fillim, sidomos me ekipet ku ndihen favoritë.

Por, megjithatë, Dinamo ka shfaqur probleme me mbrojtjen e thellë dhe të organizuar mirë. Pa Jarmolenkon, nuk ka shumë lojtarë krijues, të cilët mund të veprojnë mirë dhe me gjakftohtësi në hapësira të ngushta. Kur skuadrat i mbrohen me shumë forca dhe arrijnë të përballojnë me sukses presingun mbytës të pjesës së parë, Dinamo e ka të vështirë.
Shtuar më 14/09/2017, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori