Protestë dhe rivalitet, tifozët e Interit dhe Juventusit "përplasen" para ministrisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mijëra studentë kanë dalë sot në protestë para Ministrisë së Arsimit ku kanë kërkuar uljen e tarifave në Universitete.

Kësaj proteste u janë bashkuar edhe Universitete e tjera në rreth duke e bërë protestën edhe më masive, shkruan Albeu.com.

Ndër ankesat e studentëve ishte edhe ekonomia e dobët që ata kanë e cila nuk i mbyllë dot shpenzimet e Universitetit.

Ndërkohë disa protestues zgjodhën që ankesat e tyre ti shprehin me anë të ironisë, ku ministren Nikolla e kanë ktahasuar me Interin.

Kujtojmë që skuadra e Interit ka disa paraqitje negative në kampionatin italian dhe tifozët që luajnë loto e vuajnë shumë këtë fenomen.

Por nga ana tjetër ka patur edhe tifozë të tjerë, ku në një dorezë mjeku kanë shkruar "Juve Merda", një sharje kjo që përdoret nga tifozët e Interit për Juventusin. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori