Roma kap Juven, Genoa mposht Lazion (VIDEO)
Roma nuk di të ndalet. Pas fitores në mesjavë në Champions League ndaj CSKA Moskës dhe pas dy fitoreve në Serie A ja ku vjen edhe e treta. "Viktima" e fundit e skuadrës së Rudi Garcias ka qënë Cagliari, i cili ka rënë brenda 3 minutave në "Olimpico".

Golin e parë e shënoi Destro në minutën e 10 pas një asisti të Florenzit, ndërsa 3 minuta më pas ishte ky i fundit që dyfishoi rezultatin.

Me këtë fitore Roma i bashkohet Juventusit në krye të rënditjes me 9 pikë të plota, ndërsa Cagliari mbetet në kuotën e vetëm 1 pike.

Në takimet e tjera Genoa mposhti 1-0 Lazion, ndërsa Sassuolo dhe Sampdoria u ndan në barazim pa gola. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori