Roma nuk di të ndalet (VIDEO)
Pëlqej
Roma ka marrë kreun e tabelës së Serie A, së paku përkohësisht, pasi arriti të mposhtë Hellas Veronan me rezultat 2-0.

Ndeshja e zhvilluar në Olimpico të Romës shkonte drejt barazimit deri në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të saj.

Ishte Alessandro Florenzi që hapi rezultatin në minutë e 75-të, dhe afro dhjetë minuta më vonë shënoi Mattia Destro (86’).

Kujtojmë se ishin pikërisht këta dy lojtarët të cilët ia sollën fitoren Romës edhe javën e kaluar ndaj Cagliarit, me po të njëjtin rezultat, por aso kohe në 15 minutat e para të takimit (10’ dhe 13’).

Fitorja ishte e pesta në po aq ndeshje për Romën, që tani kryeson me 15 pikë. Juventusi sonte udhëton te Atalanta dhe një fitore edhe me rezultat minimal do ta rikthejë atë në krye me pikë të njëjta me Giallorossët.
Shtuar më 27/09/2014, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori