Ronaldo 4 gola në "manitan" e Realit (VIDEO)
Real Madridi dhe Cristiano Ronaldo janë të pa ndalshëm.
Los Blancos kanë mposhtur Elchen me rezultatin 5-1 në Santiago Bernabeu, ku katër gola i shënoi portugezi.

Goli i parë u shënua nga mysafirët, për të cilët realizoi Edu Albacar nga pika e bardhë (15’).

Mirëpo, vendasit reaguan shumë shpejtë për ta barazuar rezultatin përmes Gareth Bale (20’), i cili u asistua nga James.

Në minutën e 28-të u akordua penalti në anën e Mbretërve dhe Cristiano Ronaldo u tregua i saktë (28’).

Pas një harkimi të Marcelos, Ronaldo e shënoi edhe golin e dytë personal me kokë (32’).

Në fraksionin e dytë, portugezi e kompletoi het-trikun (80’). Ishte një tjetër gol nga penaltia, të cilën e nxori vet.

Në minutën e fundit "topi i artë" shënoi edhe golin e katërt personal dhe të pestin për Realin.

Real Madridi numëron nëntë pikë pas pesë xhirove të para, tri më pak se Barcelona që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon si mysafir i Malagas.
Shtuar më 23/09/2014, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori