Ronaldo bënte gjëra që nuk dëshironte te United, ai i sfidonte trajnerët për ta mësuar më shumë
Manchester Unitedi është dashur ta shndërronte Cristiano Ronaldon në një lojtar ekipor, në mënyrë që ta shfrytëzonte potencialin e tij maksimal, madje duke e shtyrë të bënte gjëra që nuk i pëlqenin. Por, falë këtij ndryshimi, ai u bë superyll botëror – thotë Mike Phelan.

Djajtë e Kuq e blenë portugezin në vitin 2003 nga Sporting Lisbona, ndërsa pasuan gjashtë sezone mjaft produktive, nga të cilat përfituan të dyja palët, edhe skuadra edhe lojtari.


Deri në kohën kur u transferua te Real Madridi (2009) për asokohe shumë rekorde, Ronaldo ishte transformuar nga një anësor spektakli, në një sulmues të frikshëm.


Loja e tij u ngrit në nivel akoma më të lartë në Spanjë, ndërsa golat e CR7 nuk kanë të ndalur edhe në moshën 35 vjeçare te kampioni italian, Juventus.

Phelan, i cili punonte si trajner në ekipin e parë nën Sir Alex Fergusonin, beson se Unitedi e ka vënë bazën që i ka ndihmuar portugezit të bëhet një prej më të mirëve në histori.

Trajneri, i cili tash është kthyer në Old Trafford si dora e djathtë e Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë për The Coaching Manual se klubi anglez e dinte se ka një diamant në dorë dhe një talent që mund të nxinte sa më shumë mësim, këshilla dhe informacion.


“Ronaldo u dallua. Ai ishte si një sfungjer. Dëshironte më shumë (këshilla nga trajnerët e Unitedit). Të sfidonte për më shumë. Ne duhej të përpiqeshim dhe ta bënim Cristianon lojtar më ekipor dhe ai e kuptoi. Në fund e mësoi”.

“Ishin disa gjëra që i bënim në stërvitje që e detyronin atë të bënte gjëra që nuk dëshironte t’i bëjë”. Sidomos kur erdhi suksesi dhe pas transferimit te Real Madridi, ishin disa gjëra – që kur i shikonim ndeshjet te Madridi – ato i kishte marrë te Manchester Unitedi”.

“Ai po e përkthente atë me shkallët e përsosmërisë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe është një ndjenjë përmbushjeje dhe kënaqësie për atë që ka arritur”.

“Nuk po them se unë e jam krijuar Cristiano Ronaldon. Shumë njerëz kanë ndikuar tek ai. Por, ndikimin më të madh e ka pasur nga vetvetja – motivi i tij ka qenë fantastik”.

Gjatë qëndrimit te Manchester Unitedi (2003-2009), portugezi shënoi 118 gola në 292 paraqitje duke fituar (mes tjerash) tre tituj të Ligës Premier, një trofe të Ligës së Kampionëve dhe Topin e parë të Artë.
Shtuar më 11/04/2020, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori