Ronaldo dhe Agnelli takim sekret, vendoset e ardhmja e skuadrës
Skualifikimi i Juventusit nga Ajaksi dhe zhgënjimi i madh i Ronaldos, ka bërë që Anjeli të marrë frerët e skuadrës në dorë dhe të planifikojë të ardhmen e skuadrës drejt fitimit të Ligës së Kampionëve.

Sipas portugezes "Record", raportohet së të dy burrat janë takuar ditën e djeshme dhe kanë planifikuar të ardhmen e përbashkët.

I njëti burim konfirmon se Ronaldo dhe Anjeli do të vendosin piketat e merkatos dhe në dy vitet e ardhshme do të tentohet intesivisht Liga e Kampionëve.

Pra Ronaldo, për Anjelin është një lojtar, tek eksperienca e të cilit do të bazohet "Zonja e Vjetër" për të fituar këtë trofe kaq shumë të dëshirueshëm. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori