Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Ronaldo humb penallti, Reali fiton me vështirësi (VIDEO)
Reali i Madrdid ka mposhtur me shumë vështirësi modestët e Ludogorets me rezultatin 1-2.

Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit ku kaluan në avantazh që në minutën e e gjashtë me Marcelinhon.

Në minutën e dhjetë Ronaldo do të humbiste penallti, por në minutën e 26 portugezi do tregohej i saktë nga 11 metërshi duke barazuar shfrat 1-1.

Pjesa e parë nuk do të kishte më gola.

Golin e fitores për madrilenët do ta shënonte Benzema në minutën e 77.

Në përballjen tjetër të Grupit B, Baseli e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 1-0, me golin e Marco Streller (52’).

Real Madridi ka gjashtë pikë pas dy xhirove të para, ndërsa Liverpooli dhe Baseli kanë nga tri pikë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori