Ronaldo i ‘thyen duart’ De Geas, dopjetë ndaj Spanjës (VIDEO)
Në stadiumin “Fisht Olympic” të Sochi-t po luhet ndeshja e vlefshme për Grupin B të Botërorit “Rusi 2018” mes Portugalisë dhe Spanjës.

Që në minutën e tretë Cristiano Ronaldo pengohet brenda zone dhe gjyqtari italian Rochi akordon penallti.

Nga pika e bardhë CR7 gjuan vetë, duke kaluar Portugalinë në avantazh.

Spanja barazon në të 24’ me Diego Costën, i cili vepron i vetëm në zonën kundërshtare, gjuan saktë dhe 1-1.

Por është sërish Portugalia që kalon në avantazh. Ronaldominutën e 44-t me një gjuajtje jashtë zone, përfiton nga gabimi i De Geas dhe realizon golin e dytë, 2-1.

Me avantazhin 2-1 mbyllet pjesa e parë.
Shtuar më 15/06/2018, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori