Ronaldo: Jam shumë i lumtur që fitova këtë trofe
Pëlqej
Cristiano Ronaldo ka mposhtur Leo Messin dhe Neymarin në garë për Topin e Artë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo për herë të pestë në karrierë ka fituar Topin e Artë, duke u barazuar kështu me Leo Messin.

Portugezi pasi pranoi çmimin falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan të arrijë një tjetër sukses.

“Jam shumë i lumtur. Isha golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve dhe titujt më ndihmuan. Dua t’i falënderojë të gjithë bashkëlojtarët në Real Madrid dhe Kombëtaren e Portugalisë, të cilët më mundësuan që të jem këtu”, tha Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 20:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori