Ronaldo nuk pranon të luaj kundër Real Madridit
Pëlqej
Tashmë Ronaldo pas prezantimit te klubi i Juventus po pritet nga të gjithë të bëjë debutimin e tij të parë për skuadrën "bardhë e zi".

Por një lajm po qarkullon në mediat italiane ku thuhet se CR7 do të shmangë ndeshjet e para me Juventus që do të luhen ne SHBA.

Tashmë Cristiano Ronaldo ka lënë Torinon për të udhëtuar në Kinë, në një event të Nike dhe më pas do të rikthehet përsëri në Greqi për të vazhduar pushimet e tij.

Ronaldo nuk do të udhëtojë me Juventusin në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në një turne veror, ndaj dhe debutimi i tij me bardhezinjtë duket se do të vijë vetëm në javën e parë të kampionatit.

Një nga arsyet që Ronaldo besohet se e ka shmangur udhëtimin në SHBA, është edhe fakti që Juventusi do të përballet në një miqësore me Realin e Madridit, ish skuadrën e portugezit.

Kështu të gjithë ata që mezi presin të shohin Ronaldon në fushë me fanellën e Juventusit, në rastin më të mirë do të duhet të presin ndeshjen e javës së parë të kampionatit, nëse përgatitjet do të shkojnë sipas parashikimeve. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori