Ronaldo puth Dybalan në buzë? Kjo pamje gjatë festimit të golit po bëhet virale (VIDEO)
Juventusi mposhti me rezultatin 2-1 Parmën ditën e djeshme, në një ndeshje që ishte më e vështirë nga sa mendohej për bardhezinjtë.

Protagonisti kryesor në këtë ndeshje, ishte padyshim, Cristiano Ronaldo, i cili realizoi dy herë për ekipin e tij, duke i dhënë një fitore të rëndësishme, që e çon +4 nga Interi i vendit të dytë.

Megjithatë, një episod i ndodhur pas golit të dytë nga portugezi, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Asistin për këtë gol, Ronaldo e mori nga Dybala, me të cilin edhe e festoi golin e shënuar në minutën e 58-të.

Gjatë festimit, kamerat kanë kapur një moment kur portugezi duket sikur e puth në buzë Dybalën.

Menjëherë kjo ka filluar të bëhet virale në rrjetet sociale, ku të shumtë janë edhe ata që tallen.
Shtuar më 20/01/2020, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori