Ronaldo "thikë" pas shpine për Real Madrid?
Pëlqej
Cristiano Ronaldo ka qënë lojtari më i komentuar pas levizjes që bëri merkaton e verës që lamë pas, ku kaloi nga Real Madrid tek Juventus.

Së fundmi ylli i Juventus ka dhënë një intervistë ku ka folur edhe për ish-skuadrën e tij Real Madridin, duke e bërë dallimin mes Realit dhe Juves, ku skuadra e tij momentale është më shumë si një familje.

“Jam shumë i lumtur. Qyteti është shumë i mirë, tifozët dhe Juventusi janë fantastikë, lojtarët punojnë shumë këtu”, ka thënë Ronaldo.

“Ky është grupi më i mirë që kam luajtur ndonjëherë. Në Juventus vërtetë ndihemi si një ekip për dallim nga ekipet e tjera ku disa lojtarë mendojnë se janë më të mirë se tjerët. Këtu të gjithë janë të thjeshtë, nëse Dybala ose Mandzukic nuk shënojnë i sheh ata përsëri të lumtur. Kjo është një gjë e bukur”.

Ronaldo po ashtu ka folur edhe për dallimin mes Real Madridit dhe Juventusit: “Janë shumë ndryshe. Juventusi është më shumë si një familje”.

“E kaluara është e kaluar. Tani dua të fitoj me Juventusin dhe t’i mbroj këto ngjyra. Nëse takohem me Realin në Ligë të Kampionëve do ta jap maksimumin”. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori