Ronaldo thumbon pas lajmit për mbetjen jashtë treshes finaliste të Topit të Artë (FOTO LAJM)

Nuk ka ende asgjë zyrtare, por pa dyshim që paralajmërimi i bërë nga “FranceFootball” mbi faktin se jo vetëm Cristiano Ronaldo, por edhe Lionel Messi dhe akoma më shumë Antoine Griezmann, që ishte protagonist me Francën në Botëror, apo edhe lider i Atleticos në fitimin e Europa Leagues, do të jenë jashtë podiumit të fituesve.

Në të do të jenë Luka Modric (Kroaci) e Raphël Varane (Francë) të Realit të Madridit si dhe Kylian Mbappe (Francë) i PSG. E gjithë kjo ka tronditur jo pak fansat e Cristiano Ronaldos, që menjëherë mbas lajmit kanë vërshuar me mbështetjen e tyre ndaj portugezit.

Kjo, pikërisht pasi ishte vetë sulmuesi i Juventusit, që postoi një foto disi të dyshimtë: ai shihet teksa stërvitej në “Kontinasa”, por në një muzg, me perëndimin e diellit në sfond, teksa tiparet i fshiheshin nga dritëhijet e ngjyrave të këtij momenti, të shoqëruar me një “emoji” që përkonte me një fytyrë të dyshimtë.

Dhe sigurisht që kjo zgjedhje e Ronaldos nënvizon pikërisht dyshimin, arsyen e habitshme se pse ai është lënë jashtë garës për “Topin e Artë”, ndonëse një përgjigje mund të pritet edhe në ditët në vazhdim. Gjithsesi, tifozët e tij kanë ditur sesi ta mbështesin dhe t’i japin forcë portugezit me mesazhet e tyre:

“Mund të mos jesh ‘Topi i Artë’ i të tjerëve, por për ne je pa diskutim numri një në botë dhe nuk ke nevojë për një podium që të vlerësohen cilësitë dhe fitoret e tua”.
Shtuar më 22/11/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori