Ronaldo tregohet "zemërgjërë", i përshëndet tifozët nga autobusi (VIDEO)
Kristiano Ronaldo është një nga sportistët më me shumë fansa në të gjithë botën.

Portugezi ka inspiruar shumë të rinj t’i dedikohen sportit teksa është shndërruar në një fenomen.

Së fundmi, CR7 bashkë me Juventusin morën pjesë në turneun aziatik, teksa zhvilluan disa ndeshje miqësore.

Sigurisht, popullariteti i luzitanit është i madh edhe në Kinë, teksa në një video të shfaqur shihen turma e njerëzve teksa kërkojnë të përshëndesin Cristiano Ronaldon.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte në autobusin e skuadrës, megjithatë për një moment nuk nguroi të shfaqej për disa sekonda duke surprizuar dhe i dhuruar një gëzim të madh fansave të tij.


Shtuar më 01/08/2019, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori