Sulmuesi anglez, Wayne
Rooney, ka nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare e gjysmë me Manchester
United, ka konfirmuar
klubi anglez.
Ka pasur spekulime se
Rooney është pajtuar të rinovojë për një kontratë prej 300 mijë funtesh në javë dhe ashtu edhe ndodhi, teksa Rooneyt i është garantuar në kontratën e re se do të bëhet ambasador i klubit kur të pensionohet.
“Unë jam bërë për të qëndruar te
United”.
“Në gusht më bëhen 10 vjet në klub dhe gjatë kohës kam pasur momente fantastike, me lojtarë me të cilët kam ëndërruar të luaj”.
“Tani kam
rastin që të jem një prej lojtarëve seniorë dhe që mund t’i ndihmoj lojtarëve të rinj. Tifozët gjithmonë kanë qenë pjesë e madhe e këtij
klubi dhe përkrahja e tyre ka qenë fantastike. Jam shumë falënderues tek te gjithë tifozët e
United anë e mbanë botës për përkrahjen e vazhdueshme”.
“Unë jam shumë i ngazëllyer të jem pjesë e të ardhmes së këtij
klubi dhe dua të falënderoj David Moyes për besimin e përkrahjen ndaj meje. Unë jam i bindur se është një kapitull i ri në historinë e Manchester
United”, ka deklaruar
Rooney me
rastin e rinovimit.
Shtuar më 21/02/2014,
ora 23:13