Rooney, Ronaldo, Messi - yjet që nuk shkëlqyen në Botëror
Wayne Rooney">Rooney, pastaj Ronaldo">Ronaldo e më pas Lionel Messi">Messi. Këta futbollistë është dashur të shkëlqenin në kampionatin botëror "Afrika e Jugut 2010". Këta tre futbollistë së bashku në edicionin e fundit në klubet e tyre kanë shënuar 114 gola. Mirëpo, të tre futbollistët janë larguar nga Afrika e Jugut me vetëm një gol të shënuar në 13 ndeshje të zhvilluara.

Wayne Rooney">Rooney është munduar në të gjitha mënyrat, por dështoi të shënonte gol para se Anglia të eliminohej nga Përfaqësuesja e Gjermanisë.

Cristiano Ronaldo">Ronaldo shënoi një gol për Portugalinë që nuk ishte shumë i rëndësishëm, ndërsa nuk u angazhua fare para se përfaqësuesja e tij të eliminohej nga Spanja. Edhe Ronaldo">Ronaldo, sikurse Rooney">Rooney, eliminimin e përjetuan në ndeshjet e 1/8 të finales së Botërorit 2010.

Lionel Messi">Messi nuk arriti të prodhonte magjinë e tij kur pritej - kundër Gjermanisë - dhe kështu pas çerekfinales paketoi valixhet dhe u kthye në shtëpi.

Të tre futbollistët 25-vjeçarë apo më të rinj llogariten si më të mirët në botë, ndërsa në Afrikën e Jugut ishin dështimi më i madh.

Për Rooneyn duket se ka pasur probleme me lodhjen dhe lëndimet e gjurit dhe nyjës gjatë dy muajve të fundit te ekipi i Manchester Unitedit.

Mirëpo, megjithatë, sulmuesi 24-vjeçar pati një edicion fantastik dhe ishte i pandalshëm pasi arriti të shënonte 34 gola në të gjitha garat. Ai bëri që mungesa e Cristiano Ronaldos, që u transferua te Real Madridi të mos vërehej fare.

Goli i vetëm i Ronaldos në Botëror në fitoren 7:0 kundër Koresë së Veriut ishte pak për një futbollist që llogaritej si shpëtimtar i Portugalisë.

Edhe me shiritin e kapitenit, Ronaldo">Ronaldo 25-vjeçar, bëri shumë pak për të motivuar ekipin. Ai shumë rrallë është kthyer në mbrojtje, ka humbur topin duke u munduar të driblonte dhe ishte vetëm hije e futbollistit që ishte pritur të jetë.

Kontribut i vogël erdhi edhe nga Lionel Messi">Messi për Argjentinën. Messi">Messi në edicionin e fundit arriti të shënonte hiq më pak se 47 gola dhe të fitonte titullin e Spanjës me Barcelonën.

Sulmuesi 23-vjeçar vazhdimisht është kritikuar se nuk po jep maksimumin për Argjentinën sikurse te Barcelona, dhe kjo u pa në një masë në Afrikën e Jugut.

Diego Maradona e quajti Messin si pasardhës të tij. Mirëpo, Messi">Messi në Botërorin e tij të dytë nuk arriti të gjente rrugën e golit dhe totalisht dështoi në demolimin 4:0 nga Gjermania.

"Kam parë Messin duke qarë në zhveshtore. Kush thotë se ai nuk ndihet krenar me fanellën e Argjentinës është budalla i madh", ka thënë Maradona.
Shtuar më 06/07/2010, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori