Roshi në superformë, shënon gol për klubin në Rusi (VIDEO)
Pasi u bë protagonist në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Islandës, Odise Roshi ka gjetur sërish rrjetën mbrëmjen e sotme.

Këtë herë fieraku ka shënuar në kampionatin rus, në sfidën mes Rostovit dhe Akhmat Groznyt, që u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës vendase.

Roshi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në 45-minutëshin e dytë Rostovi shënoi dy herë, duke shfrytëzuar faktin që Akhmati mbeti me 10 futbollistë.
Shtuar më 16/09/2019, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori