Dy
gola në tre minuta nuk i mjaftuan Juventusit për të marrë tre pikë me shumë vlera në transfertën e vështirë të "Artemio Francchit" përballë Fiorentinës. Carlos Tevez në minutën e 37 me penallti dhe Paul Pogba në minutën e 40 janë autorët e golave bardhezi, por vendasit u kundërpërgjigjën me 4
gola në vetëm 15 minuta me autorë:
Rossi (66', 76, 81') dhe Joaquin 78'.
"Violat" nuk mundnin të fitonin në shtëpi përballë
Juventus që prej 13 Dhjetorit të 1998-ës, koha e artë e Batistutës, ndërsa Giuseppe
Rossi me tripletën e sotme ngjitet në krye të golashënuesve të Serie A me 8
gola në 8 javë.
Me këtë fitore të çmendur
Fiorentina shkon në kuotën e 15 pikëve, përkohësisht në vend të katërt, ndërsa kampionët në fuqi të Serie A qëndrojnë në kuotën e 19 pikëve, po aq sa edhe Napoli, në vend të dytë dhe tashmë e sheh Romën kryesuese 5 pikë larg. /albeu.com/
Rezultatet e ndeshjeve të orës 15.00:
Fiorentina 4 - 2
Juventus
Genoa 2 - 1 ChievoVerona
Hellas Verona 3 - 2 Parma
Livorno 1 - 2 Sampdoria
Sassuolo 2 - 1 Bologna
Shtuar më 20/10/2013,
ora 18:00