Rrëfehet Guidolin: Duka i sjellshëm, kjo është arsyeja pse e refuzova
Francesco Guidolin, ish-trajneri i Udineses dhe sot pa punë, ka refuzuar disa oferta për të marrë stolim, si në Kinë, apo Arabi Saudite, ku ka shumë para, por që nuk stimulojnë. Ashtu si rrëfen për "Calciomercato.com", për gazetarin Alberto Padovan, u ndal edhe te Shqipëria, e cila ka zgjedhur Edoardo Rejan:

"Zgjodhën Rejan dhe jam i lumtur, sepse e meriton që të bëjë sa më mirë. Po, e vërtetë që më kërkuan edhe mua dhe u treguan shumë zotërinj dhe të sjellshëm. Sidomos presidenti Duka, por preferova të prisja për të parë se si do të zhvillohej sitiuata në këtë fazë të sezonit". /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2019, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori