Rrëfehet Ronaldo: Interin e dashuroj, me Morattin gabova rëndë
Rrëfehet Ronaldo: Interin e dashuroj, me Morattin gabova rëndë

Ylli botëror Luiz Nazaro Da Lima ose i njohur ndryshe si Ronaldo është rikthyer të falë për të shkuarën e tij tek Interi ku qëndroi për 5 sezone nga viti 1997 deri në 2002.

Ai ka rrëfyer nga raportet me Ish-presidentin e Interit Masimo Moratti deri tek dashuria që ka ai për zikaltrit.

"Te Interi kam kaluar 5 vite shumë të bukura të jetës time. Ka qenë një periudhë shumë e bukur, në një qytet fantastik, ku unë mësova të dua, por edhe jetova mes njerëzve që më donin të mirën. Kam një dashuri të jashtëzakonshme për Interin dhe për qytetin e Milanos, që do të më shoqërojë gjatë gjithë jetës time”, tha Ronaldo.


"Nëse do të kthehesha pas, nuk do të vija presidentin Moratti me shpatulla pas murit, pasi atëherë i thashë se duhet të shkarkonte Cuperin, ose në të kundërt do të largohesha unë. Ai vendosi të mbajë trajnerin, pasi nuk mund të pranonte që të bëja unë ligjin, në klubin që drejtonte me shumë pasion e dashuri. Duhet të kisha komunikuar ndryshe me të, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e mia me Cuperin, por tani që jam president i Valladolidit, Moratti është një frymëzim për mua”, rrëfeu braziliani.

Ronaldo qëndroi te Interi nga viti 1997-2002, dhe në këto 5 sezone arriti të zhvillojë vetëm 68 ndeshje dhe të shënojë 49 gola, pasi pjesën më të madhe e kaloi jashtë fushe për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi në gju. Gjithsesi, me fanellën zikaltër Ronaldo ka fituar edhe një Kupë UEFA, atë të vitit 1998.
Shtuar më 09/02/2019, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori