Rrëzohet avioni me 107 persona në bord (FOTO & VIDEO)
Një avion i Pakistanit është rrëzuar në qytetin Karachi nga fluturimi nga Lahore, thonë zyrtarët e aviacionit.

Sipas mediave të huaja, avioni ku ndodheshin 107 pasagjerë, po fluturonte nga Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah.

Fotografitë e shpërndara në mediet sociale tregojnë tymin nga vendi i përplasjes, e cila njëherit është zonë banimi.

Ndërkaq bëhet e ditur se shërbimet e urgjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Avioni u rrëzua në Karachi. Ne po mundohemi të konfirmojmë numrin e udhëtarëve, por fillimisht janë 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit”, ka thënë zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në vend, Abdul Satta Khokhar
Rrëzohet avioni me 107 persona në bord (FOTO LAJM)

Shtuar më 22/05/2020, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori