Rruga drejt "Euro 2020", këto janë datat e ndeshjeve në grupe
Pëlqej
Pasi u përcaktuan të gjitha grupet, janë zbardhur të gjitha datat e ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020.

Nga secili prej nga 10 grupeve do të dalin emrat e 2 vendeve të para për të formuar 20 emra të pjesëmarrësve në turne.

Shansi i fundit për t’u kualifikuar më pas do të jetë nëpërmjet play-off të turneut, që zhvillohet në marsin e vitit 2020 dhe ku marrin pjesë skuadrat fituese të grupeve përkatëse në Ligën e Kombeve, si Kosova e cila ka të garantuar që tani të paktën pjesëmarrjen në play-off.


DATAT

Ndeshja 1 21–23.03.2019
Ndeshja 2 24–26.03.2019
Ndeshja 3 7–8.06.2019
Ndeshja 4 10–11.06.2019
Ndeshja 5 5–7.09.2019
Ndeshja 6 8–10.09.2019
Ndeshja 7 10–12.10.2019
Ndeshja 8 13–15.10.2019
Ndeshja 9 14–16.11.2019
Ndeshja 10 17–19.11.2019

Nga Liga e Kombeve:

Gjysmëfinale play-off 26–28.03.2020
Finale 29–31.03.2020. /albeu.com/
Shtuar më 02/12/2018, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori