Rumani-Shqipëri, akuza për shitje ndeshje
Ish-futbollisti i Kombëtares rumune, Danut Lupu, ka hedhur akuza se ndeshja mes Shqipërisë dhe Rumanisë ka qenë e shitur. Mesa duket, humbja 1-0 ndaj Shqipërisë nuk është kapërdirë mirë nga Rumania, pasi Danut Lupu ka aluduar për kurdisje në favor të basteve sportive gjatë ndeshjes me Shqipërinë.

Dikush më tha se ndeshja ishte e shitur. Unë refuzoj ta besoj një gjë të tillë, nuk dua as të mendoj për gjëra të tilla.

Por, dikush ma tha një gjë të tillë dhe nuk di se çfarë të them. Të tjerët e mendojnë në këtë mënyrë.

Sipas meje, ne thjesht nuk dimë të luajmë futboll dhe kjo është e dhimbshme.

Gjëja më shqetësuese është se pashë futbollistë të cilët nuk dinin të jepnin një pasim as nga 5 metra distancë.

Kjo është tragjike. Ata nuk përballeshin dot as me futbollistë të dobët shqiptarë”, tha Lupu për “Fanatik”. /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2016, ora 11:44
Tozzi
e Martë 21 Qershor 2016, Ora 12:05
Po te ishte shitur ndeshje do te ishte 3:0 e jo vetem 1:0 ore flliqesir
usa
e Martë 21 Qershor 2016, Ora 15:30
Ah ju romunet jeni njehit sikur serbet ju kena q... mir ne jemi zotnit e ballkanit FORCA ALBANIA
Une
e Martë 21 Qershor 2016, Ora 15:33
Zv traineri rumun tha para ndeshjes 3.1 per rumanine, ke te besoj me
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori