Rusët instalojnë 2 000 kamera inteligjente për sigurin e Botërorit
Rusët si vendi pritës i këtij Botërori, kanë premtuar se gjithçka do të shkojë mirë dhe kanë marrë masa të larta sigurie.

Në mediat ruse raportohet se për çështje sigurie janë instaluar përreth stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet e këtij Botërori plotë 2 000 kamera inteligjente.

Kamerat e reja janë të teknologjisë së fundit me identifikim fytyre gjë që e bën më të lehtë për policinë identifikimin e personave të rrezikshëm, me precedentë apo të dyshuar.

Këto kamerado të mbahen nën vëzhgim nga stafe të specializuara për të vëzhguar ndonjë rast dyshues.

Madje sipas specialistëve të sigurisë ruse kjo është vetëm linja e parë që kanë marrë forcat policore dhe jo vetëm.

Janë të shumta forcat speciale që janë të trajnuara për situata kundër sulmeve terroriste dhe drejtuesit e policisë ruse theksojnë që të gjithë do të jenë të armatosur me kallashnikov. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2018, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori