Sadiku “Qytetar Nderi” i Elbasanit
Kryetari i Bashkisë se Elbasanit, Qazim Sejdini i ka propozuar këshilltarëve që sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, të bëhet "Qytetar Nderi". Në nisje të mbledhjes së Këshillit, kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini tha se këtë titull Armando Sadiku e meriton për kontributin në fushën e sportit, por edhe si një nga ambasadorët elbasanas, si një përfaqësues i denjë jo vetëm si futbollist, por edhe i qytetarisë elbasanase.

“Me kontributin e tij Armando Sadiku na ka nderuar të gjithëve, ndaj edhe për këtë qëllim, jam i bindur se propozimin tim do ta miratojmë bashkërisht”, tha Sejdini.

Këshilltarët miratuan në unanimitet që Armando Sadiku të jetë “Qytetar Nderi” i Elbasanit. /albeu.com/

Shtuar më 24/06/2016, ora 15:53
hihi
e Premte 24 Qershor 2016, Ora 17:00
Pse qytetaret e tjere te Elbasanit jane te pandershen qe Sadiku na qenka i ndershem. ::)))
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori