Sadiku: S'kam arritur tek ajo femër që unë dëshiroj
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, është rrëfyer se një nga arsyet që trajneri Xhani De Biazi i besoi atij aktivizimin në finalet e Europianit është forma e treguar në fushë dhe vendosmëria për të dhënë maksimumin për ekipin.

Gjatë një interviste televizive të publikuar mbrëmjen e së martës në “Tv Klan”, Sadiku ka rrëfyer edhe situatën e vështirë që kuqezinjtë përjetuan në dhomat e zhveshjes, pas humbjes ndaj Francës në kohën shtesë.

-Pse De Biazi besoi sërish te ju?

"Unë kur futem në fushë mendoj të jap 100 për qind për ekipin. Kjo besoj se e ka bërë misterin të më besoj sërish. E falenderoj shumë dhe besoj se ia shpërbleva".

-Si ka qenë atmosfera në dhomat e zhveshjes me Francën?

"Nuk u ndiente as miza. Por kur trajneri na pa me atë qetësi, na tha që kjo qetësi lë të kuptosh se sa të hidhëruar jeni, kështu që nuk po flas fare".

-Ndeshja me Rumaninë?

"Kjo ndeshje ishte për jetë a vdekje dhe ne duhet të fitonim. Deri në minutën e golit nuk është se kisha paraqitur formën time më të mirë. Por më pas pasimi perfekt i Memushajt… më pas mendova vetëm të festoj. Mirë që nuk dola nga stadiumi".

-Komente nga femrat?

"Kam pasur komente. Më kanë pëlqyer shumë mesazhet. Por akoma
nuk kam arritur tek ajo femër që unë dëshiroj". /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2016, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori