Sadiku zbulon shkakun pse nuk zbriti në fushë ndaj Izraelit
Pëlqej
Armando Sadiku, pas ndeshjes me Izraelin pas përfundimit të ndeshjes së djeshme ka dhënë dhe arsyen se pse ai nuk zbriti në fushë. Bomberi kuqezi ka qenë një mungesë e madhe ndaj Spanjës dhe Izraelit, dhe kjo është ndjerë shumë në fazën e sulmit.

“Po dridhesha teksa ndiqja ndeshjen nga tribuna. Shpresoja që ekipi të rikthehej përsëri, por ishim të pafat. Lojtarët e Izraelit luajtën me nervat tona”.

Me thënë të drejtën, jam përgatitur gjatë këtyre dy javëve. Pata një bisedë me trajnerin dhe me stafin mjekësor, dhe në fund vendosëm të mos luaja që të mos rrezikoja. Ishte më e mira të pushoja, ndaj u vendos ashtu”.
Shtuar më 13/11/2016, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori